Byroja e Furnizimeve Publike i ka kushtuar gjithmonë vëmendje të madhe edukimit dhe trajnimit të personelit që punon në prokurimin publik. Forcimi i kapaciteteve të autoriteteve kontraktuese dhe operatorëve ekonomik për zbatimin e duhur të Ligjit mbi Prokurimin Publik dhe rregulloret e tjera është një nga prioritetet kryesore të veprimtarisë sonë. Kjo është konfirmuar nga rekomandimet e Komisionit Evropian në raportet e progresit të vendit. Ky edukim është kryesisht i dedikuar për personat të autoritet kontraktues që punojnë çdo ditë në përgatitjen e prokurimeve, që përgatisin dokumentacionin e tenderit, por edhe për ata që shpesh janë pjesë e komisioneve për prokurime publike. Nga ana e sektorit privat, edukimi do tju shërbejë personave që përgatisin ofertat, si dhe personave përgjegjës të cilët vendosin për operatorët ekonomik. Kjo është pjesë e përpjekjeve tona për të profesionalizuar prokurimin publik, i cili duhet të rezultojë në procedura cilësore dhe vendime kompetente kur të vendoset se si të përdoren fondet e tatimpaguesve.

Me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Furnizime Publike nga viti 2008 parashikohej një qasje sistematike në edukim, me një program trajnimi gjithëpërfshirës, i cili u përshkrua nga “Rregullorja për programin për zbatimin e edukimit të prokurimit publik, programi i trajnimit për trajnuesit për prokurimin publik, programin e zbatimit për trajnerët për prokurimin publik, formën dhe përmbajtjen e certifikatës për provimin e kaluar për një person për prokurim publik dhe për trajnerin, si dhe shumën e kompensimit të paguar nga pjesëmarrësit në edukim “. Në të njëjtën kohë, janë marrë masa për zbatimin praktik të edukimit duke mbajtur trajnimin e trajnerëve të cilët do të angazhohen për realizimin e programit të paraparë.

Në vitin 2012, u miratua një Rregullore e re për programin e zbatimit të edukimit të prokurimit publik, programi për zhvillimin e trajnimeve për trajnuesit për prokurimet publike, formën dhe përmbajtjen e certifikatës për provimin e kaluar për personin për prokurim publik dhe për trajnerin, si dhe shumën e kompensimit të paguar nga pjesëmarrësit në edukim (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 90/12), i cili themeloi Programin e Edukimit me Modulin për Autoritetet Kontraktuese dhe Modulin për Operatorët Ekonomikë. Këtë vit Byroja vazhdon me planin e saj ambicioz të edukimit me disa terma që janë parashikuar për mësimdhënie dhe provime. Edukimi për autoritetet kontraktuese dhe operatorët ekonomik është intensiv dhe zhvillohet në kohëzgjatje prej 5 ditësh 7 orë në ditë.

Gjithashtu Byroja zhvillon trajnime për personat, certifikimi i të cilëve ka kaluar afatet e një prove të prokurimit publik me shkrim (Trajnimi një Ditor), i cili zgjat 7 orë. Trajnimi që Byroja zbaton për operatorët ekonomik është me kohëzgjatje prej 2 ditësh, përkatësisht 14 orësh (Plani për edukim për operatorët ekonomik). Për këtë qëllim në mjediset e saj Byroja ka një klasë moderne. Nëse jeni të interesuar të merrni pjesë në procesin edukativ, ju mund të aplikoni këtu, varësisht nga disponueshmëria e vendeve të lira për afatin që është i hapur për aplikim.